Flamur Noka kërcënon me një '97 të dytë (VIDEO)
Deputeti demokrat Flamur Noka paralajmëroi dje në Kuvend për një "1997" të dytë, madje edhe më keq se ajo nëse maxhoranca aktuale do të guxonte te prekte votën në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm.

“Prandaj ky kakaris këtu se mendon se do ta votojnë prapë shqiptarët, se beson akoma te forca e krimit të organizuar dhe te forca e strukturave kriminale të drogës që do të blejë dhe shantazhojë votën.

Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t’ju duket lule ’97­a, çfarë ka për t’ju gjetur. Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë.

Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën, Do të ketë një revolucion demokratik qytetar që nuk do të gjeni vrimë ku të hyni”, u shpreh Noka.

Shtuar më 23/12/2016, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori