Flaka Krelani sjell këngën me shokun e 2Pac (VIDEO)
Në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja e njohur Flaka Krelani ka suprizuar të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo ka njoftuar se këtë të shtunë do të publikojë bashkëpunimin me një nga reperët më të njohur amerikan.

LEXO EDHE:
Ja si i humbi 40 kilogramë në një vit Marsela Çibukaj
Dhe bëhet fjalë për reperin Young Noble, i njohur nga grupi Outlawz, i 2Pac-ut.

Kënga mban titullin "Playa" dhe pak sekonda nga kënga, Flaka na i ka treguar në videon e mëposhtme.

'E lumtur të ju njoftoj se PLAYA vjen në bashkëpunim me një prej artistëve më të mirë të të gjitha kohërave në Hip Hop, Young Noble, një prej anëtarëve të grupit Outlaw, besoj që jeni gati. Unë u rrita duke dëgjuar 2Pac, Outlawz, dhe kjo është një ëndërr e imja e bërë realitet. Faleminderit Young Noble që e realizove, ju vlerësoj shumë dhe ju dua. Premiera të shtunën ora 18:00”, shkruan Flaka.
Shtuar më 14/01/2020, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori