Dy ty shtëna snajperi ndërpresin Presidentin Hollande (VIDEO)


Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat e një snajperi gjatë një fjalimi të mbajtur nga presidenti francez, François Hollande, në hapjen e linjës së re hekurudhore të shpejtësisë së lartë, Paris-Bordeaux, pikërisht në VIllognon (Charente).

Një zyrtar i lartë i rajonit Charente të Francës tha se polici snajperist kishte shtënë aksidentalisht me armën e tij, duke ndërprerë fjalimin e presidentit dhe duke shkaktuar kështu një alarm sigurie. Pierre N’Gahane konfirmoi incidentin.

Si pasojë e incidentit, të paktën dy persona raportohen të jenë plagosur.

shtënat aksidentale plagosën oficerin në pjesën e poshtme të këmbës dhe një tjetër punonjës në gjymtyrët e poshtme. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori