Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
"Femrat duan lekë, të bëjnë hajdut!", fjalët e imamit Elvis Naçi bëhen virale (VIDEO)
Imami Elvis Naçi është një ndër imamët më të komentuar në media, kjo për shkak të qëndrimeve të tij publike.

Së fundmi një video e tij nga predikimi është bërë virale për mënyrën se si ai flet për femrat.

Duke folur për "femrat që e lënë veten si objekt pasioni tek meshkujt" ai shton se për shkak të tyre ndodhin vjedhjet dhe veprat e tjera penale.

"Çfarë ndodh? Sot u dhe pas femrave, por femrat duan lekë, të bëjnë hajdut.

Po si? Femrat që e kanë lënë veten të jenë objekt pasioni për meshkujt zoti i udhëzoftë. Ti që je i dhënë për femrat dije se kanë kosto.

Kur ajo hyn për shoping dije që ti duhet të vjedhësh se nuk ia del dot.

Femra që shesin veten për pasion duhet të bësh 1 mijë e 1 zullume që të blesh ato që do ajo.

Prandaj o njerëz të mirë mos bini pre e shejtanit se e filloni me femrën e mbaroni me vjedhjen e mbaroni me drogën.

Nuk ndërtoni dot kurrë familje të shëndoshë, nuk gëzon dot fëmijët", -shprehet Imami Elvis Naçi. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2018, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori