Fjalë "zemre", shihni Ramën kur premtonte ulje taksash e 300 mijë vende pune (VIDEO)
Prej disa javësh ka nisur debati i ashpër për taksën e Rrugës së Kombit prej 5 në 10 euro, taksë të cilën kryeministri dëshiron ta konsiderojë pagesë për mirëmbajtjen e rrugës.

Kjo taksë apo pagesë, është kundërshtuar ashpër më së shumti nga Kukësi dhe Kosova pasi janë dy vendet që preken më së shumti.

Për këtë arsye dhe për t'a kundërshtuar këtë pagesë, qindra shqiptarë u mblodhën në rrugën e Kombit ku dëmtuan, shkatërruan dhe i vunë flakën trarëve ku do të vilej taksë.

Duke u nisur nga këto ngjarje, si dhe debati i taksës të cilin kryeministri Edi Rama e quan të domosdoshme dhe të panegociueshme, ju rikthejmë në vëmendje "dy fjalë zemre" nga fushata zgjedhore.

Në videon më sipër mund të shikoni spotin e fushatës së PS-së ku Rama e nis me "fjalë zemre" e premton 300 mijë vende pune, heqje taksash, shëndetësinë e të tjerë. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2018, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori