Manaj gjen golin me Albaceten, sinjal Barcelonës (VIDEO)

Vetëm katër minuta lojë i kanë mjaftuar sulmuesit shqiptar, Rey Manaj, që të gjejë golin me skuadrën e Albacete. Bomberi kuqezi u aktivizua në minutën e 64-ët, kur ekipi i tij po humbiste 3-0 dhe vetëm katër minuta më vonë, arriti të shënojë.

Gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Manaj i shpëton mjaft mirë markimit të mbrojtësve të Tenerife dhe shënon me kokë, nga një distancë e afërt. Me shumë gjasa, ky është goli i fundit i sulmuesit kuqezi me fanellën e Albacete, pasi transferimi i tij te Barcelona B duket shumë pranë.


Shtuar 4.01.2020 19:26