Filmohet arusha që ka ngritur në këmbë Prizrenin (VIDEO)
Roja i Ujësjellësit Hidroregjioni në Prizren, Basri Skenderi, ka arritur ta xhirojë arushën e murrmë

Sipas rojës së Ujësjellësit Hidroregjioni, bëhet fjalë për të njëjtën arsuhë, për të cilën ishin angazuar edhe njësi të FSK’së për kapjen e saj .

Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e “Arushës së Murrme”.

Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese”, e cila, sipas tyre, afrohet në afërsi të vendbanimeve.

Shtuar më 16/05/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori