Filmi me aktorët shqiptarë, dalin skenat e nxehta të gazetarit me një femër (VIDEO)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tashmë është gati filmi “NDERKOMBETARET/AN EXPATS’ TALE”, me lojën e emrave të njohur të ekranit shqiptar, nën regjinë e Pluton Vasit e me skenar të shkrimtarit Ylljet Aliçka.

Trajleri i filmit, me skena të nxehta është publikuar në faqen e saj në FB nga Vjollca Dedej, e cila falenderon gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin në këtë prodhim artistik.

“Falenderoj te gjithe per bashkepunimin dhe mirekuptimin duke i uruar filmit artistik “NDERKOMBETARET/AN EXPATS’ TALE” nje rrugetim te suksesshem. SE BASHKU!”- shkruan ajo më postimin e saj.

Në trajlerin e publikuar nuk mungojnë as skenat e nxehta, pjesë e zhvillimeve në film.

Tema qendrore e filmit janë ndërkombëtaret dhe ndikimi i tyre ne zhvillimet e Shqiperisë.

Ky film ka bashkuar bashke emra te njohur, si Kastriot Çaushi, Albert Trebicka, Lulzim Zeqaj, Hervin Çuli, Eriona Kakeli. Emra të tjerë janë Rovena Lule dhe gazetari Eni Shehu. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori