FOTOLAJM/ Kisha bosh, Putini feston në vetmi Krishtlindjet

Presidenti rus, Vladimir Putin, mori pjesë mbrëmjen e djeshme në meshën festive të Krishtlindjeve. Rusia dhe Ukraina festojnë Krishtlindjet më 6 janar, sipas kalendarit Julian.

Por siç duket edhe nga fotot e publikuara nga mediet ndërkombëtare, presidenti rus ka festuar Krishtlindjet në vetminë e tij, pasi në meshën festive është vetëm ai dhe priftërinjtë brenda një katedrale të Kremlinit.

Ai ka zgjedhur mos t’i bashkohet besimtarëve të tjerë në shërbesat publike. Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se kjo është hera e parë që Putini feston Krishtlindjet në Moskë dhe jo në rajonin përreth kryeqytetit.

Televizioni shtetëror tregoi dy klipe të Putinit brenda Katedrales ndërsa priftërinjtë ortodoksë kryenin shërbimin e mesnatës, të njohur si Liturgjia Hyjnore.

Putini, i cili festoi Pashkët vitin e kaluar në katedrale me mijëra të tjerë, ndoqi edhe vetë Krishtlindjet vitin e kaluar në rezidencën e tij në Novo-Ogaryovo jashtë Moskës. Në vitin 2021, ai mori pjesë në një Liturgji Hyjnore publike në Novgorod./Albeu.com.