Fifit nuk i del inati me Këngën Magjike: Katastrofë (VIDEO)
Fifi konkurroi vitin e kaluar në "Këngën Magjike" me një këngë që u pëlqye shumë nga publiku. Kënga "Marova" ishte pretendente për fituese mirëpo Fifi nuk arriti ta merrte çmimin e parë.

E ftuar në emisionin "Treshat", këngëtarja u shpreh se fajin për këtë e kishin artistët që nuk e votuan.

"Arditi s'ka faj që dola unë e dytë, artistët e kishin në dorë. Ata më votuan në mënyrën më katastrofike të mundshme. Nuk ishte votim i drejtë sepse kënga ime nuk isha për 0 pikë, as për 3, as për 4, as për 7. Unë nuk i dhashë as shkas se e këndova mirë", tha Fifi.



Shtuar më 22/01/2020, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori