Ky është mjeku që ndërroi jetë pas infektimit me COVID-19

Pandemia COVID-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri.

Mësohet se mjeku i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit është mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.

Sipas të dhënave, mjeku kishte më shumë se dy javë i shtruar tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”.

Përveç COVID-19, mjeku Dervishi vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.


Shtuar 16.09.2020 18:12