“A t’merr malli me m’pa”/ Butrint Imeri bëhet gati për BB VIP? Mesazhi i qartë për Kiara Titon (VIDEO)

Butrint Imeri nuk është banor i Big Brother VIP, por është përfolur si një i tillë që prej nisjes së këtij edicioni. Kjo falë historisë së tij të shkuar të dashurisë me Kiara Titon.

Kjo e fundit është në nisje të një romance me Luiz Ejllin, të konsideruar si konkurrenti më i fortë i këtij Big Brotheri.

Prandaj hyrja e Butrintit në Big Brother si konkurrent apo si banorë do traznonte gjithë lojën dhe publikun e gjerë që ka shprehur pëlqimin për çiftin Kiara-Luiz.

Nga ana tjetër edhe vetë Butrinti është përfshirë në këtë situatë ku ka shprehur mbështetjen për ish të dashurën e tij, Kiarën dhe dy të shtunat e kaluara ka provokuar ndjekësit se mund të jetë pjesë e BB. Por surpriza që ai pralajmëronte ishte thjeshtë një këngë e rradhës.

“Lule e Dashnisë”, është kënga që publikoi këngëtari, teksti i të cilës flet për një çift që i ka dhënë fun lidhjes po jo dashurisë./albeu.com/