Fero paska një talent të fshehur të cilin Arbenita sapo na e zbuloi (VIDEO)
Fero dhe Arbenita u kthyen në kryefjalën e mediave javën që lamë pas, për shkak të një kërcënimi publik të ArbenitësInstagram për një fanse të Feros.

Pasi fansja i dërgoi Feros një foto personale, Arbenita e paralajmëroi t’i qëndronte larg dhe kërcënimi i saj bëri xhiron e rrjetit.

Kjo nuk është hera e vetme që Arbenita e shpreh publikisht dashurinë ndaj partnerit të saj, për të cilin është detyruar të paralajmërojë edhe fanset.

Në profilin e ArbenitësInstagram janë të shumta fotot me Feron, ndërsa pak më parë modelja ka publikuar një video që na ka habitur të gjithëve.

Mesa duket, Fero ka talent në pikturë dhe është filmuar duke pikturuar vetë Arbenitën.

“Tu e pikturu grun.”- shkruhet krahas videos së shpërndarë të cilën Arbenita me siguri e ka pëlqyer shumë.

Epo, kujt ja merrte mendja se veçse të shkruajë tekste, Fero është i zoti edhe në pikturë!

Shtuar më 29/07/2019, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori