Fero shpreh publikisht dashurinë dhe xhelozinë ndaj Arbenitës (VIDEO)
Para pak ditësh Fero dhe Arbenita e bënë të gjithë botën të mendonte se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Mjaftoi një shkrim i Feros në Instastory, ku ai njoftonte të gjitha vajzat se nga ai moment ishte beqar.

Nga ana tjetër, Arbenita postoi një fytyrë duke qeshur me lot. Nuk dihet se çfarë ndodhi, nëse ishte një shaka apo nëse kishte ndodhur një zënkë mes tyre, por Fero dhe Arbenita janë bashkë tani dhe kjo ka rëndësi.

I pranishëm sot në "E diell", Fero foli për marrëdhënien e tij me Arbenitën dhe tregoi se të dy janë xhelozë për njëri-tjetrin, kush më shumë e kush më pak në varësi të situatave.

Reperi tregoi gjithashtu se është tip romantik, megjithëse kur u pyet se cila ishte gjëja më romantike që kishte bërë në lidhje me Arbenitën, preferoi të mos pronocohej. Mirëpo, ai i dha të dashurës së tij një puthje nga ekrani duke e cilësuar këtë si një gjest romantik, për t`i bërë bisht pyetjes së drejtuar nga moderatorët pak më parë.

Pra, Fero dhe Arbenita jo vetëm që janë bashkë, por janë më të lumtur se kurrë!
Shtuar më 19/05/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori