Fermerët në Lushnje protestë për uljen e rimbursimit
Këto janë pamjet e sotme në Lushnjë, ku qindra fermerë nga Berati, Lushnja, Fieri, kavaja, Shkodra e zona të tjera të Shqipërisë protestuan kundër skemës së re të kompesimit të prodhimeve bujqësorë primare.

Në menyre simbolike ata derdhën qumësht dhe hodhën perime të freskëta përgjatë rrugës, tek Rotondo e Savrës . Ky grup fermerësh nuk priten dot deri në datën 14 Mars, siç paralajmeruan agropërpunuesit disa ditë më parë.

Përmes kësaj proteste paqësore ata kërkojnë nga qeveria që të mos vërë në funksion uljen e rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6 përqind për produktet primare bujqësore.

Nëse kjo nuk ofrohet zgjidhje fermerët dhe agropërpunuesit do të përshkallëzojnë veprimet publike.
Shtuar më 13/03/2019, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori