KOSOVË/ Nuk respektojnë masat anti Covid-19, rrahje mes qytetarëve dhe zyrtarëve të policisë (VIDEO)







Dy zyrtarë policorë në rajonin e Ferizajt, janë përballur me sulm fizik ndërsa ishin të angazhuar në planin operativ në kuadër të masave anti COVID-19.

Këtë e dëshmojnë edhe pamjet ku shihet një reagim i ashpër i policisë, meqë hasën në dy qytetarë të cilët nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve në luftën ndaj pandemisë, njofton Klan Kosova.

Lidhur me këtë rast për klankosova.tv, ka dhënë detaje edhe Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

”Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gadishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore”.

”Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”.

Ai konfirmoi se si pasojë, zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
Shtuar më 14/08/2020, ora 23:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori