Fëmijëria e dhimbshme e 12-vjeçarit të varfër në plazhet e Shqipërisë (VIDEO)
Pëlqej
Pamjet që mund t'i shikoni në brendësi të lajmit, janë padyshim fytyra më e trishtë e pushimeve.

Kur të gjithë po shijojnë pushimet në plazhet më të mira në Shqipëri, disa fëmijë të moshave të ndryshme, janë të detyruar të punojnë.

Një lexues i rregullt i Albeu.com ka bërë publike disa pamje nga plazhi i Rradhimës.

Një fëmijë, pamjen e të cilit mund t'a shikoni në videon e bashkëngjitur lajmit, është i detyruar të punojë për familjen e tij.

Ai është vetëm 12-13 vjeç dhe shet në plazh mjete argëtuese për pushuesit, në vapën përvëluese ndërkohë që të gjithë pushojnë. /albeu.com/


Shtuar më 19/07/2018, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori