Masakra me 9 të vrarë në shkollën fillore në Serbi, kaos dhe panik, dëshmitë e para të nxënësve

Kaos dhe panik mbizotëron në shkollën fillore në qendër të Beogradit, ku një 14-vjeçar hapi mëngjesin e sotëm zjarr në ambientet e shkollës, duke lënë të vdekur rojen e shkollës dhe tetë nxënës dhe te plagosur gjashtë fëmijë dhe një mësuese, të cilët aktualisht po trajtohen në Qendrën Emergjente dhe në Tiršova

Menjëehrë pas njoftimit se në shkollë kishte të shtëna prindërit nxituan të shkonin në shkollë për të parë gjendjen e fëmijëve të tyre.

Ata janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa nxënësit të trembur nga ajo që panë, thonë mes lotësh se 14-vjeçari qëlloi me breshëri me gjakftohtësi.

Një nxënëse në klasën ku ndodhi sulmi ka thënë se ai është futur brenda dhe në fillim ka sulmuar mësuesen e historisë më pas është kthyer nga shokët dhe ka nisur që të qëllojë. Ajo ka thënë se është shtrirë mbi shokët e vrarë të klasës, që ai të mendonte se edhe ajo ka vdekur.

Ka filluar të qëllojë rastësisht, ka pasur dy gëzhoja në dorë, fillimisht ka qëlluar mësuesin e historisë dhe më pas ka vazhduar. Ai vrau dy nga miqtë tanë, unë isha u shtriva sipër tyre që ai të mendonte se kisha vdekur. Ai doli nga klasa, të shtënat dëgjoheshin ende. Kur u ngrita, e pashë që shokët kishin vdekur”, ka thënë nxënësja në klasën e së cilët ndodhën të shtënat.

I mituri, nxënës I klasës së shtatë është arrestuar.

Sipas medieve vendase 14-vjeçari kishte marrë armën e babai për të kryer krimin e rëndë. . Nxënësit e plagosur janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiq, dhe ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiç./albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 11:44

Tags: