Në mbrëmjen gala ku gratë rrëfyen për përvojat e tyre mes të pranishmëve ishte edhe
prokurorja speciale publike,
Fatime Fetai.
Këtë vit tema ishte "Kam marrë".
Prokurorja bëri parodi të një pjesë të komenteve për daljen e saj në diskotekë, për të
cilën ka marrë kritika nëpër rrjetet sociale.
Ajo
ngjarjen e përshkroi sikur të ishte një ngjarje penale.
Ajo tha se sëpari e ka pranuar ftesën e shokut të saj që të dalë në kafe në të
cilën ka pasur muzikë karaoke. Ku ka pasur dëshirë të këndojë, por nuk e ka bërë.
Ajo me humor ka shpjeguar
ngjarjen, por duke e ndërlidhur dhe përshkruar si ngjarje penalo-juridike. Ajo tha se pasi që ka shkuar në disko, është shpallur e akuzuar nga gjyqi publik.
Në fund të rrëfimit ajo shtoi se gruaja në Maqedoni përballet me paragjykime. "Të luftojmë për shoqërinë në të
cilën do të kthehet drejtësia", deklaroi ajo. Grave u porositi që ta bëjnë atë që i bën të lumtur. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018,
ora 11:18