“E donte shumë, për të la burrin dhe fëmijët”, rrëfimi tronditës i 30-vjeçares që u vra nga vjehrri: Fajtoni, fajtor se e mashtroi

Motra e 30-vjeçares Merushe Hazizi, e cila u vra nga vjehrri i saj, ka treguar detaje tronditëse nga krimi i rëndë.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti, Esmeralda, motra e viktimës tha se fëmijët e 30-vjeçares ende nuk e dinë se nëna e tyre ka ndërruar jetë. Ajo tha se Merushja e dashuronte Fajton Hoxhën, dhe për shkak të tij la edhe burrin dhe fëmijët te nëna e saj.

Si janë fëmijët e saj?

Fëmijët i kemi shumë-shumë mirë. Shëndeti i tyre është i mirë.

Si e mësuan lajmin?

Ata akoma nuk e kuptojnë. Ka qenë gjithmonë e larguar. Vinte herë pas here, por ata më shumë njohin gjyshen dhe gjyshërit, pasi ajo ka qenë më shumë e larguar.

Po prindërit si janë?

S’kam fjalë për të thënë. Ata kanë qenë familje tamam. S’e di ça justifikime kanë dhënë. Merushja i la në shtëpinë e prindërve. Dhe nuk është paraqitur as ish-burri i saj, asnjë. Fëmijët i kanë mbajtur vetëm prindërit e mi.

Prej sa kohësh njiheshin Merushja dhe Fajtoni?

kishin 4 vitet që njiheshin bashkë. Pastaj u prezantuan në familje. Më pas i pranuam. Nisëm t’i donim.

Pse s’e pranonin Merushën familja e Fatjonit?

S’e donin. Ata donin shumë njëri-tjetrin. Shkaktar për këtë është Fajtoni. Pse e çoi atje motrën time. Kur nuk i zgjidhi problemet.

Merushja nuk donte të kthehej atje?

Jo nuk donte. U kthe se tha kam shtëpinë time, pse duhet të rrimë me qira kur kemi shtëpinë tonë. Ai këmbënguli shumë. Kur flas me Merushen; më tha; kam ikur në Vidhishtë.

Sa kohë qëndruan aty?

Një muaj e ca.

Keni folur me motrën?

Po kemi folur, por na shprehte vetëm të mira. Nuk e tregonte se do ta vriste. I thoshim Fajtonit; largohu! Lerë babanë të qetë. Pastaj nisën problemet, lart e poshtë policat që vinin. Ça të them. S’e bëj dot lidhjen më.

Motra e Fajtonit tha se ngjarja ishte e paralajmëruar…

Të gjithë e dinin, por ne në familje duhet të na thoshin një fjalë. Ai nguli këmbë se tha që do e zgjidhte gjënë. Merushja e kishte ndarë mendjen, e donte dhe kaq. Për të la 3 fëmijët.

E dinit që ai e mbyllte me çelës?

Jo se dinim fare. Ai mund t’i ketë thënë që; mos u anko se do e zgjidhim bashkë./bw