Çfarë po ndodh në qeveri?! Lefter Koka shpërthen në akuza ndaj socialistëve
Ministri Lefter Koka ka dhënë një intervsitë si asnjëherë tjetër më parë për të në Ora Neës duke sulmuar hapur Partinë Socialiste dhe sidomos Saimir Tahirin sëbashku me strukturat e Policisë duke shkuar deri aty sa të theksojë se zgjedhjet e qershorit janë në rrezik.

Madje, Koka tha se ai ishte kërcënuar me postin e ministrit nëse LSI e Durrësit nuk votonte 100 për qind për Vangjush Dakon në zgjedhjet e fundit lokale.

"Kemi dëgjuar shumë ngjarje. Në qendër të qytetit të Durrësit, është me të vërtetë një katrahurë në trafik. Nëse ndodh një krim janë rrugët e hapura. Pra, dikush njofton policinë që të hapin rrugën të kalojë makina, e cila vret apo bën një ngjarje tjetër dhe kjo të trishton. Nëse je anëtar kabineti ti nuk mund të komunikosh me një drejtor policie edhe nëse sheh një ngjarje shumë të rëndë thjesht si qytetar. Mund të marrësh vetëm 119 sepse konsiderohet si monopol"., - u shpreh ndër të tjera ai duke shigjetuar ministrin Saimir Tahiri.

Këto janë deklarata mjaft të avancuara për një parti ndaj aleatit të tij qeverisës duke paralajmëruar kështu një Pranverë shumë të ashpër në marrëdhëniet midis tyre.

Pjesë nga intervista

Është e vërtetë, tensionet në një koalicion ndoshta janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose të premtimit nga njëra palë.

Ajo që sot evidentohet është ku unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit ku shoh shumë nga strukturat e larta të PS ku lajkmotivi i tyre me sipmatizantë të tyre është një dhe i vetëm: Nuk kemi kundërshtarë PD por LSI. Kjo nuk i shërben as të tashmes dhe as të ardhmes.

Unë nuk mendoj që është kryetari i PS ose kryeministri që nxit të tillë komunikim me strukturat nga simpatizantë, por eksponentë të caktuar ku kanë kërkuar ti volvojnë dhe punonjës të policisë dhe kjo është akoma më e rëndë ku rrezikon të sjellë destabilitet dhe rrezikon të kemi zgjedhje jo me standarde.

Është një gjë për të thënë, LSI në Durrës ndoshta mund të funksiononte me kreun e PD Oerd Bylykbashi, ose me Bashën, por nuk funksionon as me Lefter Kokën dhe as Ilir Metën.

Do të kërkoja ti bëja thirrje në fakt eksponentëve të policisë së shtetit mos ikën në drejtim të paduhur, drejtimi i duhur është të ruajnë rendin.

Po shohim këtë fenomen të rëndë, ku po bëhemi gazi i Europës me sasinë e kanabisit të mbjellë në territor dhe këto fenomene kanë bërë që të ketë pasur edhe reaksione, sic ishte zoti Manjani.

Detyra e policisë është të parandalojë një krim dhe jo më mos jetë në gjendje të parandalojë dot rritjen e një bime.
Janë qindra punonjës të policisë që paguhen nga taksapagues shqiptarë dhe nuk duhet të jenë tutorë disa të fortë në qytete të ndryshme.

Sot nuk ka të fortë.

Do të mbajnë përgjegjësi ligjore ata eksponentë të policisë që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të atyre që kultivojnë, por njëkohësisht loja që sapo ka nisur për të bërë presion dhe për ta vënë policinë e shtetit në funksion të presioneve do të marrin përgjigjen e merituar.

Si mund të kemi një parandalim që në rrënjë të fenomenit?

Koka: Unë do tju sillja në vëmendje rastin e avionit të Durrësit që fatkeqësisht dhe për një rast banal arriti të ndalte në atë fushë të imporvizuar dhe do të duhej Ndoka nga Parlamenti që të denonconte.

Ai i cili dispononte atë truall, që ishte transformuar në një fushë avioni nuk ishte paguar akoma për qeranë e tokës. Në mëngjes bëri një kanal për të penguar uljen e avionit.

Meta kryeministër?

LSI do të kërkojë KM në negociata?
Koka: Meta do ti bindet vullnetit të qytetarëve shqiptarë, por ajo që unë them sot me bindje LSI është një forcë konkurruese dhe 18 qershori do të jetë data kur LSI do të kuptojë dimensionin e saj.

Nëse LSI do të jetë forca fituese kushtetuta e parashikon që do të jetë ajo që do të bëjë krijimin e qeverisë.

Por e përsëris, Meta do ti bindet vullnetit të qytetarëve shqiptarë.
Droga

A ka krizë në koalicion dhe rrezikohet futja në koalicionin në zgjedhjet e 2017?
Koka: Unë nuk do ta konsideroja thjesht një krizë. Nëse koalicionin nuk do të funksionojë si i atillë do të bëhemi palë dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe për të gabuar. Në rastin në fjalë po diskutojmë për kanabisin, i cili është bërë një fenomen kombëtar.

Nëse i themi shqiptarëve se po bëjmë një punë të suksesshme unë besoj kërkojmë ti fyejmë sepse realiteti është i prekshëm. E gjithë zona e Durrësit ka qenë e mbjellë me kanabis dhe të mbjellësh kanabis në një cikël tre mujor kërkon punonjës, dhe në çdo rast disa pemë në një lartësi dy metra ka pasur ndërhyrje nga policia me të njëjtin format dhe shou.

Në Shqipëri nuk duhet të ketë dhe nëse ka, ka bashkëpunëtorë me atë që e kultivojnë, nuk janë fshatarët që punojnë për të mbijetuar, jana ata njerëz që kanë lidhjet e tyre dhe po ju garantoj kjo vjen ku ka një nepotizëm me një organizatë bashkëpunimi me njerëz që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Këta njerëz kanë vetëm një lajkmotiv: Si do mundemi dot të qëndrojmë në këtë pushtet dhe është emergjente ndërhyrja. Duhet një komision vlerësimi për të parë se çfarë bëhet.

LSI ka qenë tolerante
Koka: Durrësi sot është një qytet i heshtur ku nuk po mundet dot të dalë nga zgjedha e krimit dhe nga ajo dhunë policeske.

Jam i bindur që në 18 qershor do të dinë të votojnë dhe të clirohen. Në qendër të Durrësi, i cili është një katrahurë në trafik nëse ndodh janë rrugët e hapura, pra dikush njofton policine që të hapen rrugët dhe të kalojë makina.

Nëse je një anëtar kabineti nuk mund të komunikosh me një drejtor policie edhe nëse shef një ngjarje të rëndë si qytetar.

Konsiderohen si monopol, si djem që janë në shërbim të dikujt, por kjo nuk është policia që i shërben shqiptarëve. Policia e Shtetit është ajo që realisht lufton fenomenin. Sot ka ardhur dita për të thënë mjaft më.

Edhe fakti i të qenit në koalicion sigurisht ka patur disa gjëra vendime të marra që kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Por shpesh herë kam qenë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar, ne jemi pjesë e qeverisjes dhe të kuptohemi si në cdo vend, roli i liderit të një qeverie është më i madh.

Kjo është filozofi e Metës. Ne jemi të prirur për të patur tolerancën në plan të parë, për shkak të këtij koalicioni kemi kërkuar të jemi tolerantë jashtë atyre limiteve njerëzore.

Jo për të fajësuar zotin Meta, madje disa deputet kanë qenë kritikë ndaj zotit Meta, edhe unë personalisht i kam thënë që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk duhet ti bëjmë.

Sic është rasti i Durrësit, ku ka një bashki, ka një arrogancë të tejskajshme. Ne i dhamë 18 mijë vota atij koalicioni në zgjedhjet vendore dhe ka qenë zoti Meta që kemi bërë bisedë të drejtpërdrejtë dhe është thënë në mbledhjen e kryesisë në qarkun e Durrësit, Lefter Koka ti rrezikon edhe postin e ministrit nëse LSI nuk e voton 100% kandidatin e aleancës.

Çna ndodhi ? Na ndodhi ku në Lezhë patëm tradhëtira nga më të habitshme, na ndodhi që në Pogradec patëm tradhëtira nga më të habitshme dhe nuk morëm një faleminderit për qarqet që dhamë kontribut. Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare bashkie, jo Vangjush Dako.

Dehja nga pushteti dhe paraja i ka berë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së durrësit po dhunon policinë e Durrësit.

Policia ka shkuar në drejtim të paditur, ata njerëz kanë një detyrë dhe një funksion, të bëjnë fituese forcën e tyre politike.
LSI është e rritur dhe ka dimesionet për të vetëqeverisur Shqipërinë

Koka: U kercenova me postin e ministrit per Dakon

Koka: Durrësi sot është një qytet i heshtur që nuk po mundet dot të dalë nga zgjedha e krimit. Nuk po mundet të dalë nga ajo dhunë policeske. Është një qytet i cili po hesht. Jam i bindur që në 18 qershor do të dijnë të votojnë e të clirohen nga kjo cka po ndodh. Ky është një realitet i hidhur në Durrës.

Kemi dëgjuar shumë ngjarje. Në qendër të qytetit të Durrësit, është me të vërtetë një katrahurë në trafik. Nëse ndodh një krim janë rrugët e hapura.

Pra, dikush njofton policinë që të hapin rrugën të kalojë makina, e cila vret apo bën një ngjarje tjetër dhe kjo të trishton. Nëse je anëtar kabineti ti nuk mund të komunikosh me një drejtor policie edhe nëse sheh një ngjarje shumë të rëndë thjesht si qytetar.

Mund të marrësh vetëm 119 sepse konsiderohet si monopol. Si djem që vihen në funksion të dikujt.

Kjo nuk është policia e shtetit që i shërben shqiptarëve, policia e shtetit është ajo e cila lufton dhe parandalon fenomenin dhe nuk ka pse të flaës në ekrane. Unë mendoj se sot ka ardhur dita për të dhënë mjaft më.

Dhe fakti i qënies në koalicion sigurisht ka patur disa gjëra, vendime që kemi ndihmuar njëri tjetrin, sidomos në reformën në drejtësi, por nga ana tjetër shpesh jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë nuk ka pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrjeje të gabuar.

Ne jemi pjesë e qeverisë. Roli i liderit të një qeverie është shumë më i madh, dhe ne jemi të prirur për të pasur tolerancën në radhë të parë.

Pikërisht për shkak të këtij koalicioni kemi kërkuar shpesh të jemi dhe tolerant jashtë atyre limiteve njerëzore, dhe kjo jo për të fajësuar zotin Meta, disa kolegë kanë qenë shpesh kritikë me të në mbledhjet që kemi pasur dhe unë personalisht. I kam thënë pafundësisht nuk mundemi dot të mbajmë disa kosto që, të paktën moralisht nuk duhet ti bëjmë sic ndodhi në rastin e Durrësit, Ku ka një bashki. Ka një arrogancë të tejskajshme.

Ne krye te bashkise duhej te ishte Grida Duma
Lefter Koka: Ne sigurisht 18 mijë vota i dhamë atij koalicioni në zgjedhjet vendore dhe ka qenë zoti Meta me të cilin kemi bërë bisedë të drejtëpërdrejtë dhe është thënë në mbledhjen e kryesisë së qarkut të Durrësit Lefter Koka ti rrezikon me pozicionin e Ministrit nëse LSI nuk e voton 100 % kandidatin e aleancës.

Faktet ishin këto. Por cfarë ndodhi? Në Lezhë patëm tradhëtira nga më të habitshmet. Patëm tradhëtira nga më të habitshmet. Nuk morëm as faleminderit për qarqet ku dhamë kontribut.

Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë së Durrësit, jo Vangjush Dako. A mundet të kalojë kaq kohë dhe të mos takohesh me kryetarin e bashkisë.

Të mos ulet qoftë dhe me një këshilltarë të vetëm për të thënë ore si e mendoni buxhetin. Gjëra janë të qarta në Durrës. Mjafton të dëgjosh. Nuk duhet të tregosh forcë e arrogancë vetëm sepse ke pushtetin. Durrësi ka përmbytje, infrastrukturë të rrënuar

Koka: Dako u thote strukturave PS te harrojne PD. Kundershtar kemi LSI

Gazetarja: Zgjedhjet mund të vihen në rrezik ?
Lefter Koka: Ajo cka sot po evidentohet policia në mënyrë të struktura ka evidentuar eksponentë të kundërshtarëve politikë ajo që më duket e habitshme, kundërshtarët e PD qenkemi ne?! Nëse shkon Vangjush Dako në struktura e thotë lëreni PD se kundërshtare kemi LSIm, atehere gjithcka ka marrë fund.

Cili është rreziku që i kanoset zgjedhjeve?
Lefter Koka: Po t’i kthehemi të kaluarës në përgjithësi zgjedhjet janë cënuar kur policia e shtetit është vënë në shërbim të një force politike.

Ajo cka sot po evidentohet policia në mënyrë të strukturuar po evidenton eksponentë të kundërshtarëve të saj politike. Ajo që më duket e pa thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë kundërshtarët e PS jemi ne. Pra nëse shkon Dako në një takim me strukturat e PS dhe i thotë: Lëreni PD, se PD ka marrë fund, kundërshtarë kemi LSI, kjo është e rëndë.

Bëhet fjalë për vjedhje vote?
Lefter Koka: Gjithcka mund të ndodhë, nuk besoj që vjedhje vote të ndodhë, ne kemi numërues, përfaqësues në QV, por bëhet fjalë gjëra të cilat një eksponente i caktuar mund të verë në funksion të partisë së tij politike policinë e shtetit, është një rast i paprecedentë dhe në fakt kemi paguar kosto të mëdha që nga 1996 për këtë fenomen dhe të kthehet ky fenomen në 2017 Shqipërinë e kthen në kohë.

Deklarata lereni mënjanë PD dhe fokusohuni te LSI është bërë nga Dako dhe kur është bërë?

Lefter Koka: Janë informacione të marra nga përfaqësues të asaj politike dhe nga vetë punonjës të policisë ku ndihet të persekutuar, janë informacione të sakta. Në jemi dy aleatë kundër njëri-tjetrit si mund të shkojmë në zgjedhje?!

Ky është një fenomen që duhet ose të merret një vendim dhe LSI të vendosë.

A do të jeni ju kryesuesi i fushatës së LSI në Durrës?
Lefter Koka: Unë do të jem një nga kontribuesit kyresorë të LSI në Durrës, jam apo nuk jam kryesues liste kjo është pak. Unë do të jap kontributin tim dhe ndihem i lumtur. Sot LSI është në të tjera nivele, patëm rezultat spektakolar në zgjedhjet vendore dhe ky rezultat do të jetë më i lartë në zgjedhjet e përgjithshme.

Qarkullojnë informacione se kryesuesi i listës së Durrësit mund jetë Ilir Meta?

Lefter Koka: Do të ishte kënaqësi të jetë Meta në Durrës, është një aset i shtuar. Mua më vjen mirë që Meta të jetë në Durrës kryesues i listës, do të kem dëshirë ti njoh ata njerëz të devotshëm, ata të rinjë që janë të mrekullueshëm që i kanë dhënë LSI në Durrës një tjetër fytyrë.

A është e gatshme LSI të hyjë e vetme në zgjedhje dhe a po përgatitet të drejtojë një pol të tretë?
Lefter Koka: LSI kandidoi e vetme në 2009, kur të dyja forcat politike nuk e di çenergji kishin për të sulmuar Metën. Në do të kërkojmë të bëjmë aleancën që i shërben më shumë qytetarëve shqiptarë, por pa harruar, këtë ja kam kërkuar edhe zotit Meta.

Unë nuk e di çmund të ndodhë kur rastet e një aleance dështojnë. Pra nëse themi që në 2013 kishim një partneritet para zgjedhjev dhe në moment që përfundojnë zgjedhjet ka një tjetër qëndrim.

Kishim një marrëdhënie tjetër parazgjedhore në zgjedhjet vendore dhe shumë shpejt pas zgjedhjeb ndryshuan qëndrim Nëse strukturat do ta mendojnë që kjo për LSI është e dobishme unë do ti bindem.

Unë mendoj se kjo nuk është për LSI dhe LSI duhet të tregojë forcën e saj të qeverisë vendin dhe ti japë shqiptarëve atë që meritojnë.
Shtuar më 28/01/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori