Fansat mahniten me fjalimin e parë të mbretëreshës në televizion (VIDEO)
Llogaria në Instagram e Royal Family ka postuar një video të Mbretëreshës Elizabeth ku jep fjalimin e saj të parë për Krishtlindje në televizion në moshën 31 vjeç, transmetuar nga ” Long Library ” në Sandringham, Norfolk.

Fansat e Mbretëreshës u çuditën se si dukej mbretëresha e re më shumë se 60 vite më parë.

Mbretëresha Elizabeth, është 31 vjeç në videon bardhë e zi të vitit 1957 që është postuar në instagram, duke iu drejtuar anëtarëve të publikut me një fustan mbrëmje dhe gjerdan perlash të dhuruar nga babai i saj Mbreti George VI kur ajo u bë 21 vjeç.

Gjyshi i saj ka transmetuar i pari mesazhe falenderimi për Krishtlindje, në vitin 1932.

Dhe mbas saj ishte vetë mbretëresha e cila filloi të jeptë drejtpërdrejt mesazhe për Krishtlindje.

"Sot është një tjetër pikë referimi, sepse televizioni ka bërë të mundur që shumë prej jush të më shohin në shtëpitë tuaja në ditën e Krishtëlindjes": deklaroi mbretëresha.

Mbretëresha Elizabeth regjistroi mesazhin e saj të parë për Krishtlindje në radio në Sandringham, Norfolk në vitin 1952. Ajo ishte 26 vjeç në atë kohë, dhe kishin kaluar vetëm disa muaj pas vdekjes së babait të saj.

Pesë vjet më vonë, ajo mbajti fjalimin e saj të parë festiv televiziv nga Pallati Buckingham.

Një përdorues në Instagram u mahnit me shikimin e Mbretëreshës në moshën 31-vjeçare. Ata komentuan që: “Ajo ishte aq e re. Ajo duket si një fëmijë".

Një tjetër tha: “Dhe çfarë privilegji i vërtetë duhet të ketë qenë të jesh në gjendje të shohësh dhe të dëgjosh për herë të parë Madhërinë e saj. Rroftë Mbretëresha.”

Në fjalimin e plotë, i cili mund të shihet në YouTube, Mbretëresha vazhdon: “Shpresoj shumë që kjo video do ta bëjë mesazhin tim për Krishtlindje më personal dhe të drejtpërdrejtë.
Shtuar më 10/12/2019, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori