Falenderimi i Davutoglu: Shkupi, qytet në zemrat tona (VIDEO)
Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Turqi dhe fitores së AKP-së rrugët e Shkupit u mbushën nga qytetarë shqiptarë dhe turq që festuan në Çarshinë e Vjetër.

Atmosfera u elektrizua edhe më tepër kur kryeministri turk, Ahmet Davutogllu, bëri një lidhje telefonike me Shkupin.

"Shkupi i shenjtë, vendi i paraardhësve tanë, shkupjanë, të gjithëve selame dhe përshëndetje. Reflektimi i gëzimit nga Stambolli, Konja, Ankara te ju, na emocionoi shumë. Shkupi është qyteti në zemrat tona. Zoti i mbrojtë shkupjanët dhe Shkupin, i mbrojët gjithë vlerat historike deri në kiamet. Çdoherë kemi qenë dhe jemi me juve . Dijeni se këto zgjedhje ishin edhe zgjedhjet e juaja pra edhe ju fituat. Prej jush kërkoj që të vazhdoni të bëni lutje për neve. Zoti qoftë i kënaqur me juve . Zoti ju mbrojtë", tha ndër të tjera kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori