Klubi italian njoftim lajmin, futbollisti është prekur me koronavirus

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Serie C. Klubi i Vis Pesaros ka konfirmuar se një nga lojtarët e tyre ka dalë pozitiv gjatë testeve me koronavirus.

Klubi doli me deklaratë zyrtare ku shkruan se një nga anëtarët e stafit është diagnostikuar me koronavirus, pavarësisht se nuk kishte shfaqur simptoma. Nuk dihet nëse ka infektuar gjithë ekipin.

Serie C është anuluar deri më 3 prill. Shteti fqinj është gjunjëzuar, pasi janë prekur me koronavirus rreth 10 mijë persona.


Shtuar 10.03.2020 21:47