Është kjo provë se fantazmat ekzistojnë? (VIDEO)

Pëlqej
Fantazmat janë fajësuar për një numër fenomenesh të pashpjeguara në një shkollë pas zbulimit të disa pamjeve drithëruese nga kamerat e sigurisë.

Videoja misterioze u filmua nga kamerat e sigurisë në shkollën Deerpark në Cork pasi kamera që aktivizoheshin me lëvizjen u montuan në atë pjesë të shkollës, shkruan mail online, përcjell albeu.com

Pamjet tregojnë një dreë që hapet dhe më pas mbyllet vetë, moblije që lëvizin para dhe mbrapa si dhe një dollap i cili hapet vetë dhe më pas nga ai hidhen poshtë disa letra.

Drejtori i shkollës, Kevin Barry tha: 'Padyshim që në u shqetësuam nga lëvizjet në shkollë kështu që shkuam për të kontrolluar kamerat dhe s’u besuam syve.”

Besojmë se ai vend ka diçka të çuditshme sepse herë pas herë njerëzit që kalojnë aty ndjejnë diçka të çuditshme në ajër.”

Ai shtoi gjithashtu se nuk e di nëse dikush po ju punon ndonjë rreng të mirë menduar. Por, që do të mundohen ta zbulojnë. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori