"Është diçka më intime", Emina Çunmulaj zbulon talentin e fshehur (VIDEO)
Modelja ka treguar se është e apasionuar pas skulpturës dhe një ndër skulpturat që ka realizuar e ka punuar që në kohën kur mamaja e saj ishte sëmurë dhe e ka përfundur pasi ajo ndërroi jetë. Emina shpreh se pasioni I saj për skulpturën është diccka intime dhe prandaj ka preferuar ta mbajë për vete.

”Kam pasion skulpturën e gurit! Përpara nuk i kam treguar skulpturat në video apo në rrjete sociale sepse e mbaj si diçka për vete, është diçkaintime dhe diçka që nuk e kam shpërndarë me njerëzit, sepse të gjitha të tjerat po i shpërndajmë dhe të mbetej një për mua.

Këtë skulpturë e kam shumë përzemër sepse e kam punuar në kohën kur mamaja ishte shumë sëmurë dhe e mbarova pas vdekjes së saj. Kështë është një femër, edhe është një formë lule, me një dorë e hapur këtu” është shprehur Emina.

Shtuar më 10/04/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori