Erion Braçe sulmon Veliajn: Shikoni ç'bëhet poshtë dritares sime, ndërtuesit na morën edhe trotuarin (VIDEO)
Zv.Kryeministri Erjon Braçe është zgjuar nën zhurmën e mjeteve të rënda që punojnë poshtë
dritares së tij për të ngritur një tjetër kompleks pallatesh.
Wshtë diçka që qytetarët e Tiranës e hasin çdo ditë. Braçes nuk iu durua dhe përmes një mesazhi të gjatë ku sulmon edhe Bashkinë e Tiranës ka shprehur shqetësimin e tij për ndërtuesit "që vetëm duan të fitojnë dhe qytetarët e tjerë që duan të jetojnë".
Postimi i Braçes
Prej
dritares sime:
KANTIERI I MADH I
PYLLIT ORBITAL TE BETONIT!
Une nuk e di se kur do gjendet
nje ekuiliber midis ketyre qe
duan te
fitojne e te
fitojne dhe,
ne te tjereve qe duam
te
jetojme e te
jetojme!
Si ka mundesi qe keta qe
fitojne e
fitojne,
as e paten e as do e kene kulturen e
mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike,
per te gjithe!
Shiheni,
njeri nga keta e zuri
gjysmen e trotuarit;
e quan rrethim kantieri!
Deri tre dite me pare, te shtunen,
ishte ne kufijte e tij, sot jo me!
Tre dite me pare,
bertita une, u be sikur u reagua!
Madje dhe investitori me shkruajti,
donte
gjysmen e trotuarit.
I thashe dhe atij,
ne kete qytet
nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni,
por edhe ne qe duam te
jetojme si njerez.
As kuptoi e as u bind!
Trotuari sot eshte i zene ne
gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire!
Nje vit me pare,
ne kete
rruge u investuan 1 milion USD.
U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me;
U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me;
U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes;
U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit!
Madje madje,
ndodh edhe me shume se kaq;
Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert,
duke i rrezikuar me jete te gjithe!
E pse?
Qe te
fitojne e
fitojne keta dy investitoret e medhenj.
Ne tabele,
duket nje
rruge alternative,
por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo
rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke!
Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere!
E shkaterrojne parellinjte!
Nga ish rruga Faik Konica,
nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne
rruge per makina te renda,
kalofshi nje dite te mire!
Shtuar më 13/08/2019,
ora 15:28