Era Istrefi tregon pse është "zhdukur" nga rrjetet sociale (VIDEO)
U kohë që Era Istrefi nuk është shumë aktive në rrjetet sociale dhe kjo duket se e paska një arsye.

Përmes një postimi në Instagram, referuar një interviste të pak kohëve më parë ku flet për rëndësinë e natyrës dhe të qetësinë e saj, Era i ka shpjeguar të gjitha.

“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë këto kohët e fundit lidhet tërësisht me këtë intervistë të një viti më parë. Të qenurit jashtë vëmendjes është luks. I kam dhënë vetes kohë për t’u shëruar pas operacionit dhe për t'u përqëndruar tek ajo që më bën vërtet të lumtur, që më bën të ndihem njeri.
Gëzoj shëndet të plotë dhe ndihem gjithë energji pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres të ndaj me ju planet e reja”, shkruan ajo.

Era ka qenë mjaft e angazhuar kohët e fundit me turnet e saj si edhe pjesëmarrjen në këngën e Kupës së Botës në Moskë.
Shtuar më 14/09/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori