Era e fortë bën "kërdinë", përmbysen tre kamionë (FOTO & VIDEO)

Moti i ftohtë dhe erërat e fuqishme në disa zona në veri të vendit kanë shkaktuar rrëzimin e tre kamionëve.

Rasi i parë u shënua në urën e Milotit, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Ndërkohë, një tjetër makinë transporti është përmbysur si pasojë e erës së fortë, në rrugën nacionale në Pukë.

Gjithashtu në Mamurras, në urën pas Tapizës, është rrëzuar një tjetër kamion.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.





Shtuar më 23/02/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori