Epike! Majlinda Bregu i zë karrigen kryeministrit Rama: Nuk e kam zakon (VIDEO)
Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD Majlinda Bregu është distancuar përfundimisht nga partia Demokratike.

"Mendjet e bukura frymëzojnë të tjerët”, ishte ky forumi që u mbajt sot në Tiranë nga “World Economic Forum” në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrës të tij ishin kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe ish-ministrja Majlinda Bregu.

Por gjatë diskutimit, kur Rama ishte larguar, Majlinda Bregu mori fjalën dhe për fat të keq nuk punonte mikrofoni i saj.

Në këtë moment ajo kërkoi të ulet në karrigen e kryeministrit Rama, duke thënë një batutë mjaft pikante që nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve, shkruan iconstyle.

“Mund të ulem në karrigen e kryeministrit? Zakonisht nuk më pëlqen e s’e kam zakon të marr karrigen e të tjerëve kur ajo është bosh.


Mua më pëlqen të konkurroj për karrigen, por është në rregull. Kjo punon”, ka thënë Bregu, duke shkaktuar të qeshura.
Shtuar më 21/02/2020, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori