Ëngjëj apo djaj? Miley Cyrus, Ariana Grande dhe Lana Del Rey sjellin bashkëpunimin "historik" (VIDEO)
Miley Cyrus, Lana Del Rey dhe Ariana Grande janë padyshim tre ndër emrat më të njohur të muzikës.

Secila prej tyre ka korrur sukses të madh e ka sjellë këngë të kthyera në hite, që i kanë dhënë famë në mbarë botën.

Imagjinoni të bashkoni suksesin e secilës në një bashkëpunim! Del një super hit si ai i publikuar vetëm pak orë më parë, i titulluar “Don’t call me angel” (Mos më quaj ëngjëll).

Miley, Ariana dhe Lana shfaqen super seksi në klip, si një version i moderuar i “Charlie’s Angels”.

Të veshura si ëngjëj, vajzat tregojnë anën e tyre të egër dhe janë gati të eleminojnë çdo armik e pengesë që u del rrugës.


Vetëm 5 orë pas publikimit, kënga ka arritur plot 4 milionë klikime në Youtube dhe jemi të sigurt se do të kthehet në një ndër hitet më të suksesshme!
Shtuar më 13/09/2019, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori