Arrestohet “bosi” i shpallur në kërkim, u kap duke transportuar 85 kg kanabis me ”Audi Q7

Ka rënë në prangat e policisë 32-vjeçari i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjne me dije se 32-vjeçari është kapur mat në dhjetor të vitit 2022 duke drejtuar automjetin “Audi Q7” me të cilin po transportoheshin tre thasë me 85 kg kanabis sativa.

Bashkë me shoferin ndodheshin edhe dy pasagjerë të cilët u arretsuan menjëherë, ndërsa 32-vjeçari u arratis.

 Njoftimi i policise

Fier/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”.

Shkon 3 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar më datë 21.12.2022.

Drejtonte automjetin “Audi Q7”, me të cilin po transportoheshin 3 thasë me 85 kg cannabis sativa, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, të zhvilluar më 21 dhjetor 2022, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim N. R., 32 vjeç, banues në Hamil.

Nga këto veprime dyshohet se 32-vjeçari drejtonte automjetin “Audi Q7” që u ndalua nga shërbimet e Policisë, gjatë transportimit të 3 thasëve me 85 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjatë zhvillimit të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, u arrestuan shtetasit A. T. dhe V. R., përkatësisht pasagjer në këtë automjet dhe pronari i automjetit, si dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/