Ku do ta shohim këtë sezon? Fiori Dardha rikthehet në ekranin e njohur

Shtatori është muaji i ‘merkatos televizive’.

E kur na mbeten pak ditë para se të fillojnë emisionet, zbulohet se moderatorja e njohur Fiori Dardha do të ketë një rikthim në ‘Top Media’. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar për ndjekësit një mbishkrim në filxhanin e kafesë ku shkruhej: “Fiori welcome back”.

Kujtojmë se Fiori në Top Channel ishte në krye të emisionit ‘Fiks Fare’ për një periudhë kohë, e më pas së bashku me Rozana Radin moderuan ‘Boom Boom’, e më pas ‘Xhadat’ në një ekran tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)


Për rikthimin në ‘Top’, moderatorja nuk ka dhënë më shumë detaje se kaq. Miëpo, lart e poshtë flitet se ajo do të moderojë një program të përditshëm por nuk është ende e konfirmuar.

Ndaj jemi të gjithë sy e veshë duke pritur shtatorin për ta parë në ekran!


Shtuar 29.08.2023 18:20