Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 5390 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 639 raste të reja dhe kanë humbur jetën 6 persona.

Sipas raportit të ministrisë bëhet me dije se rastet e reja janë konfirmuar 208 në Shkup, Tetova me 113 raste, Gostivari 99, Kumanova 34, Kërçova 32 etj.

Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e kanë humbur 22 pacientë, ndërsa raste aktive janë 3746 ku kryesojnë gjithmonë qytet si Shkupi, Tetova dhe Gostivari.

Që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 5527 njerëz.


Shtuar 12.08.2021 16:25