Elvana Gjata nga shtëpia: Do të më vinte keq nëse dikush infektohet prej meje (VIDEO)
Këngëtarja
Elvana Gjata ka vendosur gjithashtu që të izolohet në
shtëpi e të mos dalë jashtë në ditët e ardhshme për shkak të koronavirusit.
E ftuar në emisionin "Open", ajo u shpreh se një gjë e tillë është e domosdoshme, në mënyrë që të shmangen pasojat e tjera më të dëmshme për shqiptarët. Frika nga koronavirusi ka bërë që edhe ajo të anulojë koncerte.
“Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në
shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam numëruar, për çdo 5 minuta po.
Nëse dikush nuk ka një nevojë urgjente për të dalë jashtë, duhet të qëndrojë në
shtëpi. I bëjmë mirë të gjithëve
nëse qëndrojmë në
shtëpi,”-u shpreh
Elvana.
Ndërsa në fund të prononcimit të saj,
Elvana u dërgoi një mesazh të gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, të cilëve gjithashtu u kërkoi që të mos i kapte paniku.
“Shqiptarët duhet që të ruajnë qetësinë, mos t’i kapë paniku. E kemi vërtetuar se kemi kaluar sfida më të vështira. Jam e bindur se do ta kalojmë. Tregoni fokus,
nëse doni prindërit, familjarët, gjyshërit, është shumë e rëndësishme të qëndroni në
shtëpi,”-e mbylli ajo.
Shtuar më 13/03/2020,
ora 11:32