Elisa si "Skënderbeu", sulmon mediat pse e kritikuan për skandalin e mbrëmshëm
Elisa Spiropali nuk pendohet për skandalin që publikoi mbrëmjen e djeshme.

Së fundmi ajo ka postuar një tjetër video ku çështjen e përdor për sulm ndaj mediave duke harruar se përdhunimi i 13 vjeçares duhet trajtuar me kujdesin më të madh.

Kujtojmë se ishte pikërisht Spiropali ajo që kërkonte që ngjarja në fjalë të mos përdorej dhe të mos publikohej.

Pasi cenoi çdo etikë të familjes në Kavajë, duke i publikuar me zë dhe figurë, ministrja gjen rastin që çështjen ta përdorë politikisht.

“..të nesërmen më ra telefoni dhe në emër të prindërve të vajzës, gjyshi më ftoi në shtëpi, vorbulla e dilëmes u rikthye edhe më e fortë. Ty të faleminderit edhe njëherë tha, po ne s’jemi të qetë! Nuk na mjafton se po na del shpirti nga sulmet e tyre që po na e tresin vajzën para syve! Duam të bëjmë një apel publik, por nuk duam të merremi as me ndërmjetsit që na cojnë ata të opozitës as me ata që na vrasin natën nëpër studio dhe na qajnë ditën, duke na u lutur të dalim me ta në televizor”,- shprehet Spiropali.

E si për të hequr barrën nga shpina, ajo shton se pasi i nxorën me zë e figurë prindërit ka marrë një telefonatë falënderuese prej gjyshit.

“U mendova gjatë a duhej ta tregoja takimin me ta, edhe pse ai më kërkoi me lot në sy. Në fund të ditës e bëra dhe e mbajta me gatishmëri të plotë pjesën time të baltës pasi dëshmia ime publike e ndërpreu monstrën. Kur hyra në shtëpinë e tyre pashë një vajzë të dobët me një vështrim të mprehtë që s’do ta harroj kurrë”, thotë Spiropali mes të tjerave në video.

“Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku që s’mund të mos e ndaja sot me të gjithë. Mos u mërzit për çfarë do dëgjosh më tha, neve s’ta harrojmë që na dhe mundësinë të clirohemi! Pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur c’kanë dashur për ne, ne sot folëm në emrin tonë. Ne nuk kemi frikë nga fytyra jonë dhe jemi krenarë për vajzën tonë, ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë”./albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori