Elisa nuk përmbahet pasi i prekën Skënderbeun (VIDEO)
Ministrja Elisa Spiropali, e njohur për deklaratën e fashme të saj ku krahasonte Ramën me heroin tonë kombëtar iu drejtua me një mesazh të fortë sot opozitës që protestonte jashtë Parlamentit me në sfond muzikën e filmit për "Skënderbeun".

"Së pari më lejoni të them 2 fjalë për atë që po ndodh jashtë këtyre mureve.

Të përdorësh kolonën zanore të filmit Skënderbeu për të goditur me bojë të zezë muret e Ministrisë së Brendshme në një akt të paparë dhe të padëgjuar, askund dhe nga askush, do të thotë që maksimalisht të fyesh kujtimin e heroit tonë kombëtar dhe minimalisht të mos bësh dallimin midis personazhit historik dhe produksionit rus", tha ajo në nisje të fjalës së mbajtur në Kuvend, të transmetuar live nga televizioni privat i kryeministrit Rama, ERTV. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori