“Çfarë ka drejtor?” Artan Hoxha publikon pjesë nga audio e 21 janarit, biseda mes gardistëve pak para vrasjeve

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë pjesë nga audio-regjistrimi i 21 janarit, ku dëgjohen drejtuesi t e gardës të komunikojnëme njëri-tjetrin urdhrat për tëvrarë protestues.

“Është regjistrim nuk është përgjim dhe është shumë i gjatë. Familjes ia kam çuar kasetën e plotë, e disponon familja Nika. Ky është vetëm një fragment i materialit. Ne tani e gjetëm, po ta kisha gjetur më parë do ta kisha bërë publike më parë. Kjo është një indicie që të çon te prova”, tha  Artan Hoxha në News 24.

Në audio dëgjohet ndër të tjera:

–Të porta numër 5

 

 

–Është prishur porta, po tentojnë të futen brenda

—Dëgjon..

—Dëgjoj…

—Hajde pak tek kolonat

—Mbrapa ku rrinë ministrat

—Largohu..

—Çfarë ka drejtor?

—Këtu jam tek kolonat…


Shtuar 27.01.2023 17:48