Eksodi 1999: Kur shqiptarët iknin nga "kthetrat" e Serbisë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Si sot 17 vite më parë Kukësi u bë qyteti ku u pritën disa dhjetëra e mijëra qytetarë të Kosovës të cilët i iknin tmerreve të Serbisë.

Sefedin Abiti, si shumë ish-refugjatë, ka qenë edhe herë të tjera në Shqipëri, por kalimi në këmbë i kufirit për të inskenuar marshimin e vitit 1999">1999 i ngjall të tjera emocione.

Të udhëhequr nga ministra e kryetarë komunash, në anën tjetër të kufirit qytetarët u pritën nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu.

“Sot vijnë në kushte tjera, në kushtet e një Kosove të pavarur, një Kosove që synimin e ka drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Minxhozi.

Ndërsa, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, vlerësoi lart kontributin e Kukësit gjatë luftës në Kosovë. /Albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori