E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
EKSKLUZIVE/ Flet kuksiani që "tundi" dje PD-në: Kush sabotoi protestën e Kalimashit dhe përse iu drejtova Berishës
Fjalimi i tij anti-sistem në Kuvendin e Partisë Demokratike ishte "hit" i javës në rrjetët sociale.

Ibsen Elezi, ish-kreu i PD-së së Kukësit është një demokrat i orëve të para dhe thotë se i dhemb kur e sheh partinë e tij në gjendjen e sotme.

Në një intervistë për Albeu.com, dhënë gazetarit Emirjon Senja, Elezi flet për denoncimin e koalicionit me LSI-në, deputetët me shtëpi 450 mijë euro që ceku dje si edhe lidershipin e kryedemokratit Lulzim Basha.

I pyetur në lidhje me këtë, ai thotë se koha ka treguar që Basha nuk është lideri i duhur për PD-në.

Ai akuzon drejtpërdrejt edhe Flamur Nokën se donte të sabotonte protestën e kuksianëve kundër tarifës në Rrugën e Kombit

Intervista e plotë, dhënë për Albeu.com

Z.Elezi, dje thatë se PD as që duhet të shpresojë që të vijë në qeveri në aleancë me LSI-në, çfarë ju bën të mendoni se demokratët mund t'ja dalin t'ja marrin Ramës pushtetin të vetëm?

Është absurde të mendosh që një parti e djathtë si PD të varë shpresat e ardhjes në qeverisje te një parti e majtë si LSI.
Për më tepër që patëm një përvoje të hidhur bashkëqeverisje 2009-2013.

Dhe në 2017 e ndërtuam fushatën duke e sulmuar LSI si një forcë politike të pamoralshme.

PD është forcë që ka energji të brendshme dhe është me themele për të qënë forcë e parë.

A është Lulzim Basha lideri i duhur për PD-në?

Koha ka treguar se JO!

Gjatë fjalimit tuaj të djeshëm, përmendni vazhdimisht z.Berisha duke iu drejtuar me "doktor", vetëm tek ai keni besim?

I jam drejtuar “Doktor”, për ti thënë shih se edhe ju keni përgjegjësitë tuaja për situatën.

Çfarë mendimi keni për një rikthim të Berishës në krye të demokratëve?

Doktori e ka kthyer përgjigjen vet, ai është larguar me dëshiren e tij për t'i hapur rrugë zhvillimeve në PD.

Kush janë "persekutorët" gjatë regjimit komunist që janë futur në PD?

Nuk kam thënë persekutoret por njerëzit e implikuar me regjimin komunist.

Lustracioni është një proces që do largojë këtë kategori personash. Nuk e di se kush ka qenë bashkëpunëtor i Sgurimit Shtetit por që ka shumë e besoj nga rezistenca e tyre.

keni parasysh kur thoni se ka deputetë me shtëpi nga 450 mijë euro?

Ka disa drejtues të PD qe vuajnë nga ky fenomen, kur të plotesojnë formularin dhe të hyjnë në garë do dalin emrat.

PD është një parti e djathtë, ç'të keqe ka se brenda saj ka deputetë të pasur?

Njerëzit e pasur që justifikojnë pasurinë janë kolona më e fortë e PD si parti e djathtë. Kjo nuk vlen për politikanët që pasuria ju buron nga korrupsioni.

A mendoni se PD u deh nga pushteti tetë vjeçar gjatë qeverisjes dhe tashmë i duhet një pastrim në mënyrë që të rikthehet në pushtet?

PD u gërrye nga korrupsioni mandatin e dytë, dhe LSI na ndihmoi shumë në këtë drejtim.

Pastrimi është detyrë për rikthimin e besimit te politika dhe politikanët si e vetmja rrugë për të fituar zgjedhjet.

Në fjalim përmendni Ridvan Boden, por ai është një ndër ministrat më jetëgjatë dhe më të përfolur të Berishës për afera....

Ka qenë një formë krahasimore mes faktit që një njeri me përvojë si Ridvani zëvendesohet nga një njeri pa përvoje dhe dëmi që i shkaktohet PD.

Shembulli sqarues ishte katapultimi i Ristanit nga lobimi i një grupi të madh deputetësh, ndër të cilët mund të ketë qenë edhe vetë Z.Bode.

Përse demokratët nuk ishin të interesuar për zhvillimin e protestës kundër tarifës në Rrugën e Kombit?

Di qe disa drejtues të PD me në krye deputetin Noka, ishin dhe punuan kunder protestes, arsyet duhet t'i shpjegojnë ata vetë.

Mendoj se interesa personale ekonomike.

Demokratet jo vetëm që kane qenë të interesuar, por kanë qenë pjesë e protestës.

Dhe e fundit, cili çshtç aktualisht raporti juaj me Partinë Demokratike?

Jam anëtar kryesie dhe anëtar i Kçshillit Bashkiak të Bashkisë së Kukësit. /albeu.com/

FJALIMI I DJESHËM

Shtuar më 30/04/2018, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori