Egërsohet "Irma", banorët në Florida në rrezik serioz (VIDEO)

Pëlqej
Uragani Irma që pritet nga momenti në moment të godasë Floridën, është “egërsuar” akoma më shumë.

Irma” tashmë ka hyrë në kategorinë e rrezikshme numër 5 teksa drejtohet për në pjesën veriore të Karaibeve, në një rrugë që mund ta çojë drejt Shteteve të Bashkuara, shkruan albeu.com

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA ka njoftuar se ”Irma” tashmë po sjell erëra që kanë shkuar deri më 175mph dhe po lëviz me shpejtësi drejt perëndimit, shkruan Daily Mail, përcjell albeu.

Ndërkohë, banorëve që ndodhen në rrugën që “Irma” pritet të ndjekë u është kërkuar të largohen nga banesat e tyre.

Autoritet njoftojnë se stuhia mund të sjellë më shumë se 10 inç shi, të shkaktojë rrëshqitje dheu, përmbytje si dhe dallgë të rrezikshme në det. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori