Edward Skera, një tjetër shqiptar që kryeson toplistat botërore
Këngëtari shqiptar Edward Skera mesa duket po arrin kulmin e karierës së tij si artist.

Pak kohë më parë në bashkëpunim me EMIAH ai ka lançuar hitin më të ri “Lovin ‘Me” i cili po korr sukses në Europë dhe jo vetëm.

Disa javë më parë, ai u rendit në vendin e shtatë në botë për prurjet e reja në platformat online, ndërsa këngët e tij po priten mjaft mirë nga publiku dhe me siguri në një periudhë të shkurtër kohore, këngëtari shqiptar do të korrë famë e sukses të madh.

Pa dyshim mund të themi se ‘Lovin ‘Me’ është një hit i vërtetë veror, prandaj sigurohuni që ta dëgjoni atë sa më shpejt që të jetë e mundur!

Shtuar më 14/05/2019, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori