Edhe njëherë në skenën e Eurovizion? Jonida Maliqi tregon çfarë do të bënte ndryshe (VIDEO)
Vitin e kaluar këngëtarja Jonida Maliqi na bëri të gjithëve krenarë në skenën magjike të Eurovizionit në Izrael. Jonida u prit me duartrokitje të shumta, koreografia e saj ishte mahnitëse dhe kënga u pëlqye shumë.

E ftuar ditën e sotme në emisionin Wake Up, Jonida Maliqi, përveç projekteve të saj të radhës ka folur pak dhe për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion. Ajo tregoi se barrierat që ka kaluar ishin të mëdha po ashtu dhe emocionet. E pyetur se çfarë do të bënte ndryshe, Jonida tha se do të merrte një person që të kujdesej për të dhe jo t’i bënte të gjitha gjërat vetë. Gjithashtu tregoi se nuk kishte me vete as regjisorin që të koordinonte daljen e saj në skenë.

Jonida Maliqi pritet të rikthehet në muajin Prill fuqishëm në tregun muzikor me një super duet i cili padyshim do të jetë një hit i radhës.

Shtuar më 25/02/2020, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori