E vutë re? Young Zerka dhe e dashura e përfolur e dogjën klipin me këto skena të nxehta (VIDEO)
Young Zerka po përflitet për një lidhje të re me një bjonde bukuroshe, me të cilën u fotografua disa javë më parë në bregdetin e jugut.

Ata u bënë bashkë për hir të klipit të ri që u publikua sot, por le të themi që janë kapur mat edhe jashtë punës.

Dyshja u fotografua edhe në vendlindjen e Zerkës, në Korçë, duke ngritur dyshimet se gjërat mes tyre janë bërë serioze.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, dje u publikua klipi zyrtar “Money” ku Zerka dhe vajza e njohur me emrin Joana Alimema, shfaqen në skena shumë të zjarrta në pishinë!

Duke qenë se pavarësisht lajmeve të shumta, askush prej të dyve nuk ka deklaruar ende asgjë lidhur me këtë situatë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim klipin!

Shtuar më 12/10/2019, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori