Dy javë më parë, reperi
Capital T lançoi në
Youtube këngën e tij më të re të titulluar “
Akull”.
Kënga po pritej me padurim nga fansat dhe madje u përhap në rrjet para publikimit të saj zyrtar.
Mirëpo, për shkak të një problemi me të drejtat autoriale të disa motiveve indiane të përdorura në këngë,
Youtube e bllokoi projektin e reperit.
Capital T njoftoi se po punonte për ta zgjidhur këtë, duke treguar se nuk kishte bërë vjedhje të këngës dhe këtë e vërtetoi ditën e sotme.
Reperi dha lajmin e mirë se gjithçka është zgjidhur dhe
kënga “
Akull” është kthyer në
Youtube.
Vetëm pak ditë pas publikimit, projekti i ka kaluar 1 milionë klikime në
Youtube dhe është kthyer në hitin e këtyre ditëve të ftohta.
Shtuar më 03/12/2019,
ora 10:31