E veshur kuq e zi, Rita Ora ndez Prishtinën me vallen e Tropojës (VIDEO)
Pëlqej
Rita Ora ndezi Prishtinën dhe gjithë Kosovën në 10-vjetorin e saj të Pavarësisë.

E veshur kuq e zi por shumë provokuese, Rita ka kërcyer, kënduar duke falur një natë të paharruar për shqiptarët të cilët festonin në shesh.

Por padyshim pjesa më e bukur e gjithë koncertit ishte pjesa kur Rita Ora kërceu plot ritëm vallën e njohur shqiptare, vallen e Tropojës.

Nën ritmet e valles shqiptare e shoqëruar edhe nga balerina, Rita Ora tregoi edhe njëher se është krenare që është shqiptare.

"Jam kënaq shumë. Është një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit që më ftuar", tha Rita në fund. /albeu.com/


Shtuar më 18/02/2018, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori