“Ne jemi Ahmetista”, përkrahësit e Grubit vërshojnë rrjetet sociale

Zëvendëskryeministri i Maqedonsië së Veriut, Artan Grubi, mbrëmë nga Tearca e Tetovës theksoi se gjithë ata që janë BDI me në krye Ahmetin janë Ahmetistë.

Grubi tha se fenomeni Ahmetist, që fiton lufta, paqe dhe zgjedhje për 22 vite me radhë, frymë që gjatë tërë kohës luftoj për liri dhe barazi dhe solli paq e barazi.

“Ndamë fonde për Çairin, kthyem e rigjeneruam projekte. Nga gjithë kjo punë që bëjmë po na dalin grupe, dikush me barut të lagur e dikush me kallasha lodër, që janë keqpërdorues, por ne jemi grup Ahmetist, grupi i Ali Ahmetit që vazhdon punën disa dekadash. Grup që Lufton hajninë, korrupsionin, keqpërdorimin, frymën pro ruse, izoluese, anti NATO, anti BE, ndaj mos u bëni mashë e tjetër kujt por bashkohuni me Ali Ahmetit. Mos ju besoni atyre që ju frikësojnë, por atyre që punojnë. Nuk jetohet me frikë, sepse ngelemi ne regres teksa të tjerët ecin përpara. U bë marrëveshja e Ohrit, u bë NATO, tani duhet të bëhet BE, të ndalohet migrimi, të përmirësojmë kushtet për qytetarët tanë. Ne jemi Ahmetist, ndaj ejani dhe bashkohuni me neve”, nënvizoi Grubi.

Ky sllogan “Ahmetist” është shpërndarë nga rrjetet nga përkrahësit e Grubit dhe funksionarë të BDI-së.


Shtuar 5.02.2023 13:14