E tmerrshme/Qëllohet për vdekje gjatë transmetimit live në Facebook (VIDEO)
Në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon pamjet e tmerrshme që shfaqin momentin kur një burrë qëllohet për vdekje gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në Facebook,

Antonio Perkins 28-vjeç, ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga parku ku kishte qenë së bashku me dy nga tre fëmijët e tij dhe një grup miqsh, kur papritmas filluan disa shtëna me armë ku një plumb e qëllon dhe shihet duke u rrëzuar në tokë.

video dëgjohet Perkins, duke i thënë dikujt mëtanë rrugë “si je?” kur pas disa sekondave goditet nga një plumb në kokë.

Në fillim të videos dy-minutëshe të realizuar në North Lawndale të Çikagos, viktima shihet duke u thënë miqve se është i pashëm. /Albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori