E therën në sytë e policëve që bënin sehir, kush është shqiptari i masakruar në burgun grek (VIDEO)
Burgjet greke janë ndër burgjet që mbajnë më së shumti të burgosur shqiptarë.

Kohët e fundit përleshja mes bandash në ambientet e burgjeve është kthyer si një kasphanë e vërtetë.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme një shqiptarë u dhunua nga disa shtetas grek e afrikanë.

Së fundmi mediat greke i kanë kushtuar një reportazh 'luftës' së shqiptarëve me grekët dhe të burgosurit e tjerë brenda burgjeve.

Tanea.gr ka publikuar edhe një video që daton e 14 janarit të këtij viti, ku tregohet se si një shqiptar emri i të cilit nuk u bë i ditur u masakrua me thika nga dy grekë në sy të gardianëve.

Shqiptari vrapon brenda burgut për tu shpëtuar goditjeve por agresorët janë të pamëshirshëm dhe e godasin ku të munden .

Në këtë datë në burgun e Koridhallos në Greqi ka humbur jetën gjatë një përleshje shqiptari Albert Bako, por grekët në videon e publikuar nuk saktësojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje, pasi nuk jepet emri i shqiptarit që u sulmua dhe cfarë ndodhi më pas.

Në dokumentar theksohet se nga kaosi në burgjet greke në 10 muajt e fundit janë shënuar 26 viktima nga përleshjet, ku mes tyre ka pasur edhe disa shqiptarë.

Por kush është viktima në videon e mësipërme?

Edhe pse mediat greke online nuk japin detaje, një gazetë greke ka deklaruar se bëhet fjalë për Arbër Bakon. B

36-vjeçari vuante dënimin në burgun e Koridhalos për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2014. Ai ishte cilësuar si një vrasës serial pasi në Nëntor të vitit 2014, Bako qëlloi me kallashnikov në një lokal në Pire duke lënë të plagosur 14 persona.

Por nuk mbaron me kaq pasi Bako akuzohet edhe si një nga porositësit e ekzekutimit të avokatit grek Giorgos Antonopoulos, dhe si nxitës i vrasjes së avokatit tjetër Mixalis Zafeiropoulos. Ky i fundit është vrarë në Tetor të vitit 2017 brenda zyrës së tij në Athinë.

Për vrasjen e avokatit Zafeiropoulos është arrestuar shqiptari Mikel Brahimaj si një nga ekzekutorët dhe në kërkim është bashkëpunëtori i tij Aleksandro Mata.

Ka qënë pikërisht ky i arrestuar që ka nxjërrë emrin e Arbër Bakos i cili më pas u ekzekutua në videon që shihni më sipër.

14 JANAR 2019 Vrasja e Arbër Bakos:

Arbër Bako u vra më 14 Janar 2019 brenda burgut të Koridhalos. Kanë qenë dy të burgosur që qëlluan me thikë 36-vjeçarin, teksa njëri prej tyre e mbante nga krahu dhe tjetri e qëllonte.

Autorët janë një 34-vjeçar shqiptar dhe një 25-vjeçar grek. Sipas mediave greke, Bako dyshohet se e vra për të mos spiunuar bashkëpunëtorët. 34-vjeçari shqiptar kishte pranuar para prokurorëve grekë autorësinë e vrasjes së Arbër Bakos, duke thënë: “Sapo erdhi në qeli më tha: Më vish shapkat dhe më bëj një kafe. Sillej sikur unë të isha shërbëtor i tij. U kujdesa që ato të ishin fjalët e tij të fundit”. /alebu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori