Rabiot pranon të luajë në Premier League

Adrien Rabiot kaloi te Juventusi në verën ë kaluar, pasi kishte mbyllur kontratën me PSG-në, me të cilët kishte disa probleme.

Megjithatë duket se aventura e mesfushorit francez në Torino do të zgjasë vetëm një sezon. Mançester Junajtid ka shfaqur interes për të transferuar futbollistin, të cilin e ndjek prej kohësh.

“Corriere si Torino” raposton se edhe lojtari tashmë mendon largimin nga Juventusi dhe është i hapur për një kalim te Junajtid.

Lojtari ka gjetur shumë pak hapësira këtë sezon nën drejtimin e Sarrit dhe ka vendosur të ndryshojë ambient, me shpresën se do të gjejë më shumë hapësira nën urdhrat e Solskjaer.


Shtuar 10.05.2020 14:29